Categories Lajme

Rrëfimi i dhimbshëm mes lotësh i Olta Gixharit: U përqafova me prindërit dhe thamë ‘mori fund’

Aktorja e njohur durrsake Olta Gixhari nuk ka mbajtur dot lotët në një lidhje live me emisionin Ftesë në 5 kur moderatorja Bieta Sulo e ka pyetur për përjetimin në 26 nëntor, ditën kur një tërmet i fortë goditi vendin.

“Ishte një natë tmerri, nuk do e besoni atë që përjetuam”, tha ajo mes të tjerash.

“E kuptoj që ta risjellësh në vëmendje atë që keni përjetuar sidomos te shtëpia në Durrës”, iu drejtua Bieta teksa ajo nuk fliste dot.

Olta: Atë natë të tmerrshme isha në Durrës me familjen time, natë e zeze, por nga njëra anë them shyqyr që u ndodha atje se isha një krah shumë i fortë për prindërit e mi se do ishin vetëm. Ka qenë një situatë shumë e vështirë një tragjedi shumë e madhe.

Fatmirësisht unë dhe familja ime gëzojmë shëndet të mirë, shtëpinë e kemi braktisur, kemi ikur nga frika dhe s’do shkelim në atë ndërtesë deri sa ekspertet të na thonë është apo jo i banueshëm. Gjatë atyre sekondave dritat u prenë, na binin gjera në kokë, në trup dhe na bllokuan derën e jashtme.

Mua me ra gjithë dollapi i këpucëve që është sa faqe e murit, na bllokoi derën, gjunjët i kemi të nxirë, dëmtimi i madh është psikologjik, kemi pësuar shok.

Momenti më i tmerrshëm ishte kur të tre u përqafuam dhe nisem të luteshim, ishte si dorëzim, dera nuk na hapej dhe menduam se aty mori fund çdo gjë. Ishte terr, nuk kuptoja pse po rrezohesha.

Zhurmat ishin shumë të mëdha, ne banojmë edhe në kat të shtatë dhe zbritja e shkalleve zbathur ishte një tmerr me vete”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME