Categories Lajme

Rrëfimi i motrës: Dyshimet e mia si vëllai u soll pa zemër nga Spanja

Një 33-vjeçar shqiptar, i quajtur Saimir Sula, i cili kishte shkuar për mjekim në Spanjë, dyshohet se në një spital në Barcelonë i kanë hequr zemrën. Denoncimi tronditës është bërë nga motra e tij në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka nisur hetimet për veprën penale të “shitblerja e paligjshme e organeve”.

Ngjarja ka shokuar opinionin publik. Në një rrëfim për “News24”, motra e të ndjerit, Majlinda Sula tregon gjithë ngjarjen, ndërsa thekson tejet e prekur se vëllain ia kanë vrarë mjekët spanjollë.

“Kur hyra në spital, pa kaluar as 20 orë, më merr në telefon doktoresha me mbiemrin Petit e më thotë ‘hajde’. Mendova se po shkoja ta merrja, kishin kaluar 20 orë, prova u bë, doli negativ.

Ajo më erdhi duke qarë, më tha që ka ndërruar jetë, tha nuk e di pse, ndoshta kam bërë ndonjë gabim. Atëherë fillova të b ërtisja dhe vetëm pas disa minutash, kur po mundohesha të kuptoja çfarë ndodhi, e pyeta se çfarë gabimi bëri dhe ajo më tha që ‘nuk kam bërë asnjë gabim, nuk e ke dëgjuar këtë nga unë’.

I thashë që e v rave vëllain tim dhe për këtë do më japësh llogari. Ne e çuam vëllain në spital, e futën pa bërë provën te reparti i Covid-it. Tamponi i doli negativ, ekografia e mushkërive doli mirë. Pastaj nuk e kuptuam pse.

Te kartela, ku shkruhet gjithçka, thuhet që u agjitua dhe i bëmë një gjilpërë, sapo i bëmë gjilpërën, pas pak sekondash, i pushoi zemra. Pastaj, thuhet v dekje e panjohur” – rrëfeu motra e v iktimës.

“Vëllai më telefonoi diku nga ora 11, ne shkuam në spital në 23 të natës. Në mëngjes më telefonon infermierja, më thotë që është pak i agjituar dhe i thuaj të qetësohet se do i bëjmë ekografinë e mushkërive. Vëllai e merr telefonin dhe më thotë “Majlindë po më v rasin, nuk kam Covid, më nxirr nga këtu”.

Unë shkova te spitali dhe iu thashë ta nxirrnin vëllain, se nuk ka arsye të rrijë këtu. I lutem asaj vajzës te spitali, se nuk më linin të futesha, ta nxirrnin vëllain, se nuk kishte arsye pse të rrinte.

Qëndrova disa orë te dera e spitalit, kur më merr doktoresha dhe më thotë se ka ndërruar jetë. I thashë doktoreshës që dua të di vërtet çfarë ndodhi me vëllain. I kërkova ta dërgonin për autopsi aty dhe e dërguan, por Spanja ka 3 lloj a utopsi dhe deri më sot nuk kanë dalë përgjigjet. Nga të dhënat e para thuhet se është ar rest k ardiak, shkaku i v dekjes i panjohur.

Nuk ka pasur mjaftueshëm gjak, thonë mjekët shqiptarë. Mjekët thonë që duke mos qenë organi kryesor, mungonte zemra, nuk mund të thuash që ka v dekur nga a rresti k ardiak. Nuk mund ta jap shkakun.

Ekspertimi i mjekësisë ligjore në Shqipëri thotë kështu, mungesë zemre. Autoritetet këtu thonë se kjo është një temë për t rafik o rganesh dhe po bëhen h etimet. Tani ka shkuar letërporosia në Spanjë dhe ata do ta kenë kuptuar. Ndoshta këto ditë edhe ata do ta nxjerrin autopsinë finale” – tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME