Categories Lajme

Rrëfimi i ukrainasit që iku nga lufta, mjekët në Shqipëri i shpëtojnë jetën nga zemra

Nuk resht së falënderuari Shqipërinë, shqiptarët që e strehuan dhe kardiokirugun që i bëri operacionin në zemër. Sergey Lamin, 62 vjeç, është një shtetas ukrainas dhe që prej 6 muajsh ndodhet në Shqipëri, për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Fati e deshi që, për shkak të problemeve në zemër të mbërrinte me autoambulancë  nga qyteti i Vlorës ku është vendosur me familjen e tij  në Urgjencën e Kardiologjisë në QSUT, ku burrë e grua e menduan edhe të keqen, si dy njerëz që kishin vetëm njëri tjetrin të në një vend të huaj, raporton tch.

“Pata fatin të më operonte profesori dhe ja ku jam shumë mirë“, -shprehet ukrainasi. “Ne ikëm nga vendi. Atje ka luftë. Qyteti  është shkatërruar i gjithi. Shqiptarët na pritën shumë mirë. Dhe tani na ndodhi dhe kjo. Por këtu më shpëtuan jetën. Spitali shumë i mirë.”, -shprehet bashkëshortja. Sergey duhej te kryente bypass të cilin e mori përsipër kardiokirurgu Edvin Prifti, i cili që prej gati një viti është rikthyer në këtë shërbim. “Pacienti erdhi si rast urgjencës dhe iu nënshtrua interventit të bypass-it, me të njëjti përkushtim si shtetasve shqiptar. Pacienti del pas 6 ditësh nga spitali, Ky është një rast i kontributit tonë sado mos ndaj shtetasve ukrainas.”, -shprehet mjeku Edvin Prifti.

Në Shqipëri  kanë mbërritur dhe janë vendosur në qytete të ndryshme afro 6.200 shtetas nga Ukraina. Shumë të tjerë janë larguar. Qeveria shqiptare pak kohë më parë mori vendim se shtetasit ukrainas mund të qëndrojnë deri në një vit pa pasur nevojë të pajisen me leje qëndrimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME