Categories Lajme

Rrëfimi përl.otës i zjarrëfikësi italian: Gruaja kishte pranë fëmijën e vd.ekur, kur e përshëndeta ajo kishte shikimin …..

Pjesëtarët e ekipeve italiane të emergjencës që ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri janë rikthyer tashmë në vendin e tyre. Për mediat italiane ata rrëfejnë ky ishte një prej operacioneve më të vështira ku kanë marrë pjesë dhe ku shiheshin si heronj.

“Na u desh të bëheshim njësh me rrënojat. Pata kontakt direkt me një person, një grua që ndër të tjera kishte pranë fëmijën e saj fatkeqësisht të vdekur. Kujtoj shikimin e saj. Kur e përshëndeta kishte shikimin e një personi qëëë …. (preket) nënkuptonte se ndoshta isha shpresa e saj e fundit”, thotë një zjarrfikës.

E kanë përjetuar aq shumë këtë operacion që në pak ditë i bëri të ndjehen si në shtëpi.  “Interesant është fakti se kur mbyllëm operacionet e emergjencës u përqafuam sikur të kishim qenë miq e vëllezër gjithë jetën“, tregon një tjetër.

Për repartin e Leçes, ndërhyrja në Shqipëri ishte e para jashtë vendit. “Bëmë një gjë që s’kishte ndodhur ndonjëherë në trupën kombëtare. Dërguam 200 njësi italiane dhe ngritëm një bazë brenda 24 orëve në një tokë të huaj me gjithë problematikat që një situatë e tillë mund të përmbajë”, rrëfeu një tjetër zjarrfikës.

Angazhimi i italianëve në Shqipëri zgjati 6 ditë./Tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME