Categories Lajme

Rregullat e reja për të udhëtuar drejt Italisë

“Certifikatë ose tampon dhe karantinim 5 ditor” Duke nisur nga kjo e shtunë të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Italisë, pas mbërritjes në shtetin fqinjë duhet të karantinohen për 5 ditë.

Protokolli i ri i bërë publik nga Ministri Italian i Shëndetësisë përcakton rregulla të reja, ku sikundër njofton edhe Ministria jonë e Jashtme, kushti i parë për të kaluar në territorin Italian është pajisja me certifikatën e vaksinimit, ose testit Covid, që  duhet të rezultojë negativ, jo më shumë se 72 orë më parë.

Sakaq, një tjetër kusht i vënë nga autoritet italiane është edhe plotësimi i formularit PFL, për të shpjeguar arsyen e udhëtimit drejt Italisë, ku krahas karantinimit 5 ditor, duhet të deklarohet edhe adresa e qëndrimit.

Pas vetëkarantinimit, autoritetet italiane kërkojnë ribërjen e një testi për të parë nëse je apo jo i virusuar. Ndërsa për fëmijët e vegjël deri në moshën 6-vjeçare, nuk është e detyrueshme kryerja e tamponit. Udhëtimi në territorin italian me makinë private, për më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme karantinimin 5 ditor, por duhet patjetër të plotësojnë 2 rregullat e tjera.

Përpara çdo udhëtimi jashtë vendit, brenda apo jashtë Bashkimit Evropian, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME