Categories Lajme

Rregullat e reja/ Si do të bëhet çregjistrimi i makinave, dokumentet që duhen

Tashmë drejtuesit e automjeteve mund të çregjistrojnë online mjetet e tyre. Pranarët e mjeteve mund të rezervojnë një takim online tek DPSHTRR ku njihen edhe me kërkesat dhe kriteret dhe më pas paraqiten në sportelet fizikisht në kohën e përcaktuar. Në faqen zyrtare online të DPSHTRR janë sqaruar edhe mënyrat e çregjistrimit të automjeteve, në mënyrë të përhershme ose të përkohshme si dhe për eksport. Tashmë drejtuesit e mjeteve rezervojnë një takim online ku njihen edhe me kërkesat dhe kriteret dhe më pas paraqiten në sportelet fizikisht në kohën e përcaktuar.

Kalimi në platformën elektronike e një shumellojshmërie shërbimesh që ofrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e SHërbimit të Transportit Rrugor është një nga synimet dhe objektivat e këtij autoriteti edhe për vitet e ardhshme. Së fundmi në faqen zyrtare online të DPSHTRR janë sqaruar edhe mënyrat e çregjistrimit të automjeteve, ne menyrë të përhershme ose të përkohshme si dhe për eksport.

Çregjistrimi i mjetit përkohësisht

Drejtoria e Përgjithshme ka parashtruar kushtet që duhet të plotësojë një drejtues mjeti në momentin kur kërkon çregjistrimin e përkohshëm, ku drejtuesi duhet të ketë paguar detyrimet përkatëse për taksat e mjetit. Më pas paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumenta: 1- mjetin e identifikimit, 2- lejen e qarkullimit, 3- targat e mjetit dhe 4- listëpagesat deri në momentin e çregjistrimit.

Po ashtu shpjegohet se si do të procedohet kur ka vjedhje të dokumentave apo të njërës prej targave. Personi (drejtuesi i mjetit) duhet të vendos në dispozicion dokumentacionin me denoncimin nga Policia e Shtetit, dhe nëse humbasin të dyja targat duhet vërtetim nga prokuroria. Tarifa për këtë shërbim është 1000 Lekë. Ndërsa kur kerkohet përsëri ri-regjistrim i mjetit drejtuesi duhet të bëjë kërkesë për shërbim, e cila plotësohet pranë sporteleve si dhe vërtetimnin e çregjistrimit të përkohshëm.

Çregjistrimi i përhershëm

Procedurat kanë ndryshuar edhe për çregjistrimin e përhershëm, të mjetit. Sipas DPSHTRR-së, personi i interesuar për çregjistrim të përhershëm të mjetit duhet të paraqesë pranë sporteleve dokumentet e mëposhtme: 1- Mjet identifikimi, 2- lejen e qarkullimit, 3- çertifikatë pronësie e mjetit, 4- targat e mjetit, 5-vërtetim nga Regjistri i Barrëve Siguruese si dhe 6- çertifikatën e shkatërrimit të mjetit nga nje subjekt i liçensuar për depozitimin e mjeteve në fund të jetës.

Po ashtu në rast humbje ose vjedhje të dokumenteve ose targës/ targave duhet denoncimi nga Policia e Shtetit/ Prokuroria. Tarifa totale për këtë shërbim arrin na 600 Lekë.

Çregjistrimi i mjetit për eksport

Të njëjtat dokumenta ndiqen edhe për çregjistrimin e përhershëm të mjetit për eksport me ndryshim në kriteret që duhen plotësuar pasi drejtuesi. Theksohet se në rast se për mjetin ka kontratë shitblerje, kjo kontratë origjinale duhet të dorëzohet që të vijohet me kalimin e pronësisë, si dhe mjeti pajiset me targa provizore për eksport, leje qarkullimi provizore me afat vlefshmërie 30 ditë dhe certifikatë pronësie me shënimin “për eksport”. Tarifa për shërbimin në total 4000 Lekë.

Aktualisht në Shqipëri janë më shumë se 110 mijë mjete që nuk paguajnë detyrimet/ dhe vazhdojnë të jenë ne përdorim.

Pak ditë më parë Blendi Gonxhe drejtor i përgjithshëm i Transportit Rrugor tha per Report TV, se mjete aktive ne regjistrin kombetar jane 597,391, ndërsa kane paguar taksa nga 2018 deri në shtator, vetëm 482,320 mjete. Ky kaos me mjetet që mund të jenë në qarkullim ndërkohë që nuk paguajnë taksat, mbetet shqetësim. Mirëpo ngriget edhe një problem tjetër që ka të bëjë me “varrezat e makinave”. Burime nga DPSHTRR thonë për Report TV se mungesa e varrezave për të bërë ç’montimin e mjeteve ka bërë që edhe kontrolli mbi këtë kategori të jetë i reduktuar, pasi nga këto mjete që nuk paguajnë taksa pjesa më e madhe mund të jenë jofunksionale. Për ketë arsye në vitin e ardhshëm do të punohet edhe për ndërtimin e varrezave të dedikuara mjeteve që janë jashtëpërdorimit.

Dokumentet për çregjistrim të përkohshëm

1- mjetin e identifikimit,

2- lejen e qarkullimit,

3- targat e mjetit dhe

4- listëpagesat deri në momentin e çregjistrimit

Dokumentet për çregjistrim të përhershëm

1- Mjet identifikimi,

2- lejen e qarkullimit,

3- çertifikatë pronësie e mjetit,

4- targat e mjetit,

5-vërtetim nga Regjistri i Barrëve Siguruese si dhe

6- çertifikatën e shkatërrimit të mjetit nga nje subjekt i liçensuar për depozitimin e mjeteve në fund të jetës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Dhjetor 2024

Dashi Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashqevi Simakut i plotesohet deshira e madhe ne Diten e Krishtlindjes, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes dy personave, njëri qëllon me armë zjarri në gjendje të dehur! Shoqërohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti të çastit. Policia…

LEXO ME SHUME