Categories Lajme

Dobra u vra për prishje të pazareve të drogës në Gjermani? Babai i 23-vjeçarit: Ja çfarë më tha në bisedën e fundit

Rifat Dobra, babai i Renis Dobrës të vrarë mbrëmjen e 8 Korrikut në Mat, u shpreh se është personi i fundit i cili ka komunikuar me djalin e tij.

Babai i viktimës u shpreh se i biri shkoi në Burrel pasditen e krimit për të pirë kafe dhe në orën 21:36 minuta e kishte telefonuar duke i thënë që “babi po nisem për në shtëpi’, por 23-vjeçari nuk mbërriti kurrë në destinacion pasi u rrëmbye pak metra larg banesës.

Trupi i pajetë i 23-vjeçarit u gjet nga familjarët e tij pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa makina ku udhëtonte brenda në ujë.

“Gjendja e bashkëshortes time është shumë e rëndë. Falenderojmë policinë për punën. Jam personi i fundit që ka komunikuar me djalin. Ai është larguar në orën 17:00, shkoi në Burrel për xhiro, për kafe.

Të martën kemi folur bashkë për herë të fundit në orën 21:36 minuta. Me tha ‘Babi po nisem për në shtëpi’. I thash “Mirë babi, mirë ardhsh”. Renisi po vinte për në shtëpi nga qyteti i Burrelit, një distancë që zgjat rreth 5 kilometra, por djali nuk më mbërriti kurrë në shtëpi”, tha ai.

I pyetur lidhur me deklarata e policisë se vrasje ndodhi për prishje të pazareve të drogës në Gjermani, Rifat Dobra u shpreh se “Nuk më mbushet mendja fare që vrasja e djalit tim ka ndodhur për probleme në shtetin gjerman. Ne si prindërit nuk kemi asnjë dyshim.”

Si autorë të dyshuar janë arrestuar Petrit Çakrri, si edhe Fatjon Bushgjokaj, ndërsa janë shpallur në kërkim vëllezërit e këtij të fundit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME