Categories Lajme

Rrëshen, 14-vjeçari bie nga ura

Keqtrajtimi i qenve dhe shfrytëzimi i tyre për ndeshje është një nga problemet që prej kohësh është ngritur në Shqipëri. Për shkak të trajnimit që ju bëjnë pronarët, qentë që përdoren për ndeshje janë kthyer në rrezik për njerëzit dhe së fundmi në Rrëshen ka ndodhur një ngjarje tronditëse.

“JOQ” ka publikuar rastin e një 14-vjeçari, i cili për shkak të sulmit nga dy qen është rrëzuar nga ura për t’ju shpëtuar qenve dhe për pasojë ka thyer kafkën.

Vëllai i 14-vjeçarit tregon se qytetari me iniciale, A.M është kthyer në rrezik për banorët, pasi qentë i lë në rrugën ku kalojnë nxënësit.

“Shiko çfarë bën ky i sëmurë nga Rrësheni. Për shkak të këtyre qenve që ai mban që i përdor për ndeshje. Vëllai im 14 vjeç u aksidentua rëndë duke thyer kafkën pasi ra nga një urë duke ju ikur sepse e zunë në urën ku s’kishte nga t’ja mbante dhe policia nuk bëri asgjë dhe qentë i mban në rrugën ku kalojnë fëmijët e shkollës në Rrëshen dhe akoma janë aty. Te lutem shpërndaje. Ky quhet A.M dhe nuk po e ndal njeri, po torturon kafshë dhe po rrezikon jetë njeriu”, shkruan qytetari nga Rrësheni.

  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME