Ian Oliver është 44-vjeçari nga Nottinghamshire i Anglisë, i cili ka “eksploruar” botën këmbëzbathur Këtë metodë interesante e ka aplikuar që nga adoleshenca, mirëpo në fëmijëri ai tregon se nuk e kishte pëlqyer edhe aq shumë. “Si fëmijë nuk më pëlqente por diçka ndryshoi gjatë viteve të adolshencës time”, tha Oliver. “Me kalimin e viteve, u bëra gjithnjë e më i guximshëm. Sigurisht që nga koha kur isha në universitet, e përkufizova shumë më tepër këtë koncept, dhe që atëherë e kam aplikuar në shumë raste”, u shpreh ai. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ian udhëton këmbëzbathur sa më shumë që të ketë mundësi, megjithëse ka raste kur ndjehet më i qetë me këpucë në këmbë. “Kam bërë gjithçka të ecë zbathur në dëborë, megjithëse në temperatura të larta kam hezituar pak”, shton Oliver.
Categories
Kuriozitete
Rreth e rreth botës këmbëzbathur: Kush është ky guximtar?
