Categories Lajme

Rrezikonin të mbyteshin në Egje, anija shqiptare “Butrinti” shpëton 55 emigrantë

Anija “Butrinti” e rojës bregdetare shqiptare, është angazhuar në një operacion shpëtimi për 55 emigrantë, që është realizuar në detin Egje së bashku me një anije turke dhe një greke.

Është ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ai që nëpërmjet një postimi në Facebook njofton se anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e Egjeut, ku është stacionuar prej disa kohësh.

Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi.  Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”, shkruan Peleshi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në një argjendari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

Në mbyllje të podcastit Flasim, kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e një faze të re…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet “shtëpia e barit”, arrestohen 4 persona, një prej tyre punonjës i OSHEE!

Policia e Durrësit ka zbuluar një magazinë të marrë me qira, të cilën e kishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti në aksin Korçë-Pogradec/ Përplasen dy automjete, dy fëmijë transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë -Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig. Mësohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria më inteligjentja e Ballkanit, e para në renditje!

Shqipëria renditet e 22-ta mes 137 vendeve sa i përket inteligjencës. Kjo renditje e vitit…

LEXO ME SHUME