Shtatë persona janë pla gosur këtë të enjte si pasojë e rrëzimit të një avioni rus të tipit An-2, i cili është përp lasur me tokën.
Ngjarja ka ndodhur pak momente pasi u ngrit në ajër në qytetin rus Magadan, kurse pamjet e rrëzimit janë publikuar nga një pasagjer që ishte brenda dhe filmoi gjithçka.
Përmes pamjeve të një video të filmuar nga një pasagjer shihet se si avioni ngjitet ngadalë në ajër dhe për pak sekonda befasisht humb lartësinë dhe fillon të bie me shpejtësi të madhe.
“Në avion ishin 12 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Sipas të dhënave të para, shtatë persona kanë pësuar lë ndime trupore”, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë ruse për Situata të Jashtëzakonshme.
Autoritetet lokale kanë njoftuar se të lë nduarit janë dërguar në spitalin më të afërt për tretman, ku përveç njërit që është në gjendje kritike të tjerë kanë pasur vetëm lëndime të lehta, citon abcnews.
