Categories Lajme

Rrëzohet avioni që transportonte para, shtatë humbje jete

Një avion transporti i ngarkuar me ushqim, motoçikleta dhe para është rrëzuar sot pak pas ngritjes nga aeroporti i kryeqytetit të Sudanit të Jugut, Juba. Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit, tha ministri i vendit të transportit. Avioni i tipit Antonov An-26 po fluturonte drejt qytetit të Aweil në veriperëndim të vendit.

Ministri tha se identiteti i viktimave nuk mund të bëhet i ditur, duke shtuar se një pilot i avionit ishte një shtetas i huaj, pa zbuluar më shumë detaje. Më parë, Kur Kuol, drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar Juba, i tha Anadolu Agency që tetë persona ishin në bordin e avionit që i përket Aviacionit Jugperëndimor. Mësohet se avioni transportonte motoçikleta e ushqime, si dhe para për të paguar rrogat një organizate jo-qeveritare. Një dëshmitar në vendngjarje tha se njerëzit kishin nxitur të mblidhnin paratë e përhapura mes rrënojave të avionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME