Një deltaplan në bordin e të cilit ndodheshin 4 persona është rrëzuar ditën e sotme në afërsi të Zvërnecit. Mjeti fluturues është rrëzuar në det si pasojë e erës së fortë në zonë duke bërë që 4 personat që ndodheshin në të, të rrezikonin mbytjen.
Pasi kanë lëshuar sinjalin për ndihmë, në drejtim të tyre kanë mbërritur efektivë të policisë kufitare të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg. Fatmirësisht të katër personat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.