Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të mërkure, duke arritur në nivelin e 209 lekëve për litër. Sipas vëzhgimeve në terren, rritja është reflektuar në pjesën më të madhe të pikave të furnizimit me karburant, duke rikthyer çmimet mbi pragun e 200 lekëve.

Burime nga operatorë të tregut e lidhin këtë zhvillim me faktorë ndërkombëtarë, përfshirë situatat gjeopolitike dhe luhatjet në tregjet globale të naftës. Ndërkohë, punonjës të disa pikave të karburantit, në kushte anonimiteti, kanë bërë të ditur se furnizimet nuk kanë ndryshuar në mënyrë të menjëhershme, duke theksuar se rezervat ekzistuese kanë qenë të mjaftueshme.

Ekspertët vlerësojnë se luhatjet e çmimeve të karburanteve ndikojnë drejtpërdrejt në koston e jetesës, përmes rritjes së shpenzimeve të transportit dhe efektit zinxhir në çmimet e produkteve dhe shërbimeve.Qytetarë të intervistuar shprehen të shqetësuar për rritjen e çmimeve dhe kërkojnë më shumë transparencë në funksionimin e tregut të karburanteve.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, sot intervistat e 14 kandidatëve

Sot në orën 09:30 zyrtarët e policisë që garojnë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë…

LEXO ME SHUME