Categories Lajme

Rriten infektimet, Gjermania drejt rimbylljes?!

Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve në Gjermani, Instituti Robert koch ka paralajmëruar nga rreziku i lartë i infektimit.

“Për shkak të treguesit aktual të infektimeve në shtatë ditë, ekziston një probabilitet më i madh i kontakteve infektuese”, thuhet në raportin e fundit të Institutit të njohur, RKI.

Prandaj ai “rekomandon me urgjencë” që njerëzit të vaksinohen kundër Covid-19 dhe të kujdesen që të kenë mbrojtjen e plotë.

Me këtë nënkuptohet edhe dhënia e vaksinës së dytë. Në raportin javor të RKI theksohet, se tendenca e rritjes s infektimeve vërehet në të gjitha grupmoshat. Rritje e ndjeshme u vu re tek të moshuarit, sidomos tek njerëzit mbi moshën 90 vjeç, ku javën e fundit rritja e treguesit të infektimeve nga 63 në 108.

RKI rekomandon që të reduktohen kontaktet e panevojshme dhe të respektohen rregullat për mbrojtjen nga infektimi. Sipas RKI, numri i të vaksinuarve është rritur shumë pak në javët e shkuara. Duke u bazuar në llogaritjet e veta, RKI konstaton, se ka një “efekt të dukshëm” të vaksinimeve kundër Coronës në pengimin e sëmundjes të Covid-19 dhe shtrimet në spitale.

Rreziku i mbingarkesës së spitaleve

Nëse kjo tendencë e rritjes së infektimeve vazhdon, ka shqetësim për mbingarkesën në klinika. Kryetari i Shoqërisë së Spitaleve Gjermane, Gerald Gaß, u shpreh, se brenda një jave janë shtruar më shumë pacientë me Corona në spitale.

“Nëse kjo tendencë vazhdon, kemi për dy javë sërish 3000 pacientë në pavionët e trajtimit intensiv”, tha ai për “Rrjetin redaksional Gjermania”. Me këtë shifër klinikat mund të punojnë, por jo pa pasur efekte në punën e përditshme të mjekësisë në spitale.

Edhe presidenti i Shoqatës së Mjekëve të Intensivit, Gernot Marx shprehet për “Rrjetin redaksional Gjermania”, dhe thekson, se vërtet aktualisht të gjithë pacientët po trajtohen plotësisht, por “për këtë diku refuzohen operacione të tjera apo tërhiqet personeli i infermierisë nga pavionë të tjerë.”

Ministri i Shëndetësisë së landit Badeny-Vyrtemberg, Manfred Luscha tha së fundmi setë pavaksinuarit janë përgjegjës për “80% të infektimeve dhe me këtë natyrisht edhe për gjendjen e tensionuar në pavionët e trajtimit intensiv.”/dw

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME