Categories Lajme

Rriten kërkesat për birësime, çiftet e reja preferojnë fëmijë nga mosha 1 deri 3 vjeç

Nga Adriana Preja

Shumë çifte nuk arrijnë të kenë një fëmijë edhe për shkak të infertilitetit në rritje. Përveç metodave të ndryshme që ofrohen nga mjekët, një alternativë tjetër është ajo e birësimit. Shifrat në vendin tonë tregojnë se po thyhen tabutë e mentalitetit për të birësuar një foshnje të braktisur.

“Ka një problem të infertilitetit, ka gjithmonë edhe më pak lindje sidomos pas pandemisë po theksohet pamundësia për të lindur. Kështuqë edhe ato pak fëmijë që lindin, vajzat edhe pse janë të vetme dëshirojnë që, edhe pa krijuar familje në përgjithësi i mbajnë, pradaj numri i braktisjeve ka rënë. Jemi në situatën që ka më pak lindje të padëshiruara, më pak fëmijë të braktisur dhe për rrjedhojë ka më pak fëmijë të birësuar. Rastet më të shumta janë nga komuniteti rom”, tha Alma Sulstarova nga Komuniteti Shqiptar i Birësimit.

Nuk kanë munguar kërkesat nga të huajt, të cilët ndryshe nga çiftet shqiptare nuk janë selektivë në birësimin e nje fëmije.

“Është një lajm i mirë për Shqipërinë pasi tregon emancipim për shoqërinë shqiptare. Janë rreth 34 kërkesa brenda dhe jashtë vendit, kemi bërë 22 birësime nga të cilat 16 brenda vendit dhe 6 jashtë vendit. Nëse refuzohet nga ciftet shqiptare, ai bëhet i disponueshem për birësim ndërvendas dhe kjo ndodh në rastet kur ata kanë problematika të shendetit mendor, atij fizik ose përkatësi etnike që shqiptarët refuzojnë”, shtoi Sulstarova

Familjet e reja preferojnë të birësojnë foshnje.

“Prefereca është nga mosha 1-3 vjec, çiftet janë të reja por kemi në liste edhe çifte që janë në një moshë më të madhe dhe për ta proceduar me fëmijë pak më të rritur, 5-6 vjec, kemi pasur një birësim edhe 14 vjeç”, deklaroi ajo.

Birësimi konsiderohet si një proces pa kthim, pra nëse një çift vendos të birësojë një fëmijë, ai nuk ka të drejtë ta rikthejë në institucione./vizionplus.tv

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME