Categories Lajme

Rriten sërish infektimet me Covid-19 në vend, asnjë vdekje në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 92 qytetarë, duke shënuar një rritje në krahasim një ditë më parë.

Sipas MSH, edhe në këto 24 orë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19, ndërsa janë shëruar 56 të infektuar.

Njoftimi i policise: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 511 testime, 92 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 56 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 511 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 92 qytetarë, në këto bashki:

65 në Tiranë, 7 në Vlorë, 5 në Fier, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Lezhë, Mirditë, Durrës, Patos, Delvinë, Memaliaj, Korçë, Elbasan.

Janë 409 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,007 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 92
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 511

Testime totale 1,836,208
Raste pozitive 276,913
Raste të shëruara 273,007
Raste Aktive 409
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 299
Vlorë 41
Fier 26
Gjirokastër 10
Korçë 9
Shkodër 9
Durrës 6
Berat 4
Elbasan 3
Lezhë 2

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME