Categories Lajme

Rriten shifrat e të infektuarve në Vlorë, Bashallari: COVID-19 më i përhapur në vatra familjare

Në Vlorë, Covid po përhapet më shumë në vatra familjare në zonat e populluara të qytetit. Ndryshe nga zonat urbane, numri i rasteve të prekjes nga Covid është më i ulët.Shefi i epidemiologjisë në Vlorë, Agron Bashallari konfirmoi për “ABC” se rritja e numrit të të infektuarve lidhet kryesisht me mosrespektimin e masave nga vetë qytetarët. “Si gjithë rrethet e tjera edhe në Vlorë kemi rritje të numrit të rasteve me Covid e cila reflektohet si në numrin e vizitave të bëra nga sistemi shëndetësor, pranë mjekëve të familjes, nga njoftimet nga Urgjenca Kombëtare apo persona që paraqiten pranë sistemit të urgjencës në Vlorë. Numri më i lartë i të infektuarve i përket popullatës së qytetit pasi është popullsia më e madhe. Janë kryesisht vatra familjare por edhe individë që punojnë në institucione të ndryshme”, u shpreh ai.

Mjeku thotë se përhapja e Covid favorizohet sidomos nga frekuentimi i ngjeshur i bareve dhe restoranteve. Mosmbajtja e maskave nga qytetarët në rrugë dhe as me keq në mjedise të mbyllura ka ndikuar gjithashtu në rritjen e numrit të personave të prekur.“Njerëzit kanë filluar të mos respektojnë mbajtjen korrekte të  maskave. Lidhur me baret patjetër që duhet të funksionojnë, por qëndrimi në distancë të afërt patjetër që përbën risk”, tha më tej mjeku.

Në qarkun e Vlorës aktualisht ka mbi 800 raste aktive me Covid. Ditët e fundit janë kryer mesatarisht nga 50 testime në ditë. Kaq është edhe shifra mesatare e rasteve që kanë referuar për tampon mjekët e familjes, për persona të dyshuar që kanë shfaqur simptoma të infektimit me Covid.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME