Categories Lajme

Rritet çmimi i ujit të pijshëm në Vlorë, ja sa do të paguajnë qytetarët

Rritet çmimi i ujit për qytetarët e Vlorës dhe të rrethinave. Përmes një njoftimi Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë thotë çmimi i ri i ujit, hyn në fuqi për të gjithë konsumatorët e Bashkisë së madhe të Vlorës, përfshirë Qytetin dhe Njësitë Administrative.

Sipas këtij njoftimi çmimi i ujit për konsumatorët familjarë shkon nga 30 lekë/m3, në 45 lekë/m3.

Njoftim i plotë: Në kuadër të Vendimit Nr.51, të datës 28.10.2019, për “Miratimin e Tarifave të Shërbimit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit të Ujërave të Ndotura”, Enti Rregullator i Ujit ka vendosur ndryshimin e tarifave të ujit për Ujësjellës Kanalizime Vlorë.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, njofton se çmimi i ri i ujit, hyn në fuqi për të gjithë konsumatorët e Bashkisë së madhe të Vlorës, përfshirë Qytetin dhe Njësitë Administrative.

Tarifat e reja të ujit do të jenë si më poshtë:

-Për Konsumatorët Familjarë nga 30 lekë/m3, çmimi i ri bëhet 45 lekë/m3.

-Për Entet Publike nga 60 lekë/m3, çmimi i ri bëhet 100 lekë/m3.

-Për Klientët Privatë nga 80 lekë/m3, çmimi i ri bëhet 100 lekë/m3.
Nga ky vendim do të ndryshojë edhe tarifa e largimit të ujërave të ndotura.

-Për Konsumatorët Familjarë nga 11 lekë/m3 tarifa e largimit të ujërave të ndotura bëhet 15 lekë/m3.

-Për Konsumatorët Publikë dhe Privatë nga 13 lekë/m3, bëhet 25 lekë/m3.

Efekti i rritjes së çmimit të ujit dhe tarifës së largimit të ujërave të ndotura do të pasqyrohet në faturën e ujit të muajit Dhjetor që do të paguhet në Janar te vitit 2020. Faleminderit për mirëkuptimin!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME