Categories Lajme

Rritet numri i viktima nga virusi misterioz kinez, SHBA-ja masa drastike

Mëngjesin e sotëm raportohet se janë shtuar viktimat nga virusi kinez. Sipas “Reuters” deri tani numri i viktimave ka arritur 259 dhe janë mbi 9000 të infektuar. Pjesa më e madhe e viktimave janë të raportuara në dy krahinat kryesore ku është përhapur virusi, përkatësisht në Wuhan dhe Hubei.

Nga ana tjetër, SHBA-ja e cila i trembet një përhapje të koronavirusit nëpërmjet portave të saj ka pezulluar të gjithë fluturimet për në Kinë si dhe ka aplikuar masa drastike për lëvizjen e të huajve. Tri kompanitë ajrore kryesore amerikane që prej ditës së djeshme anuluan të gjitha fluturimet drejt Kinës.

Sakaq, përfaqësues të OBSH-së në Kinë kanë thënë që pezullimi i udhëtimeve ka qenë një masë e panevojshme, pasi autoritetet kineze kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e virusit.

“Ne do të donim që shtetet të përqendrohen në përpjekjet për identifikimin e rasteve të mundshme dhe kundërpërgjigjen ndaj ndonjë përhapjeje brenda territoreve të tyre”, Gauden Galea, përfaqësues i OBSH-së në Kinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME