Categories Lajme

Rritet numri i viktimave me Covid në Shqipëri, 325 raste të reja në 24 orë

Vijon të rritet numri i viktimave me Covid-19 në Shqipëri, krahasuar me një ditë më parë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 325 raste të reja dhe 9 vdekje. COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2827 testime, 325 qytetarë të infektuar, 9 humbje jete dhe 563 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2827 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 325 qytetarë, në këto bashki:
158 qytetarë në Tiranë, nga 15 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, 9 në Kamëz, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Gramsh, Lushnje, Kurbin, nga 6 qytetarë në Gjirokastër, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Skrapar, Vlorë, Krujë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Belsh, Cerrik, Kolonjë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Has, Lezhë, Mirditë, Shijak, Vorë, Patos, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Memaliaj, Këlcyrë, Tepelën, Përmet, Finiq, Dibër, Kavajë, Kukës, Vau i Dejës.

Janë 7113 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 3 qytetarë nga Fieri të moshave 51-75 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora të moshave 65-69 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç dhe 1 qytetar nga Berati 71 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,087 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME