Categories Lajme

Rritet paga minimale, më shumë të ardhura për punonjësit

Nga 1 janari 2026, paga minimale dhe ajo maksimale për efekt kontributesh janë rritur zyrtarisht. Ndryshimet ligjore kanë hyrë në fuqi dhe janë të detyrueshme për të gjithë punëdhënësit në vend. 

“Duke filluar nga data 1 janar 2026, paga bazë minimale mujore në shkallë vendi është 50,000 lekë bruto. Ky nivel page është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga çdo punëdhënës, person juridik apo fizik, vendas apo i huaj. Vendimi ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”.  Rritja e pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë përfaqëson një rritje prej 25 për qind. Në terma konkretë, pas zbritjes së kontributeve, paga neto për një punonjës me pagë minimale arrin në 44,400 lekë, rreth 8,800 lekë më shumë krahasuar me vitin 2025. 

Sipas legjislacionit në fuqi, rritja e pagës minimale sjell automatikisht edhe rritjen e pagës maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore.  “Paga maksimale mujore për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore indeksohet në të njëjtën masë me pagën minimale. Nga 1 janari 2026, kjo pagë arrin në 186,416 lekë bruto. Ndryshimi zbatohet për të gjithë subjektet që kontribuojnë në skemën e sigurimeve shoqërore”. 

Ky ndryshim prek vetëm punonjësit me paga të larta, të cilët do të kenë një ndalesë shtesë mujore deri në vlerën e 950 lekëve në pagën neto. Për sigurimet shëndetësore nuk ka ndryshime, pasi ato vijojnë të llogariten mbi pagën reale pa kufi maksimal.  Vendimi zbatohet për të punësuarit, të vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes, dhe synon rritjen e të ardhurave, por edhe forcimin e skemës së sigurimeve shoqërore në vend. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME