Categories Lajme

Rritet sërish vlera e kontratës PPP për Thumanë -Kashar, shkon në 440 mln euro ose 22 mln euro për km

Teksa qeveria shqiptare po zbaton një program investimesh publike nëpërmjet kontratave PPP, serioziteti i procesit duket se është cenuar rëndë prej shifrave të ndryshme që jepen për koston e një projekti në dokumentet zyrtare.

Sipas relacionit që shoqëron buxhetin 2019, qeveria raportoi si kosto buxhetore për aksin Thumanë -Kashar shumën prej 45.5 miliardë lekë, ndërsa Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka raportuar në Kuvend se kosto totale buxhetore e këtij projekti është 56.3 miliardë lekë (440 mln euro) ose 22 % më e lartë se programi buxhetor.

“Kostoja buxhetore totale e parashikuar është 56.3 miliardë lekë. Kosto buxhetore mesatare ndër vite, në 13 vite, është 4.3 miliardë lekë. Ky është investim i menjëhershëm, duke futur në tregun vendas më shumë likuiditet, mundësi për vende të reja pune, e përmenda aksin” është shprehur Ministri i Financave Arben Ahmetaj, sipas procesverbalit të zbardhur të Kuvendit.

Në fund të viteve 2000 qeveria shqiptare, pasi përfundoi punimet kryesore në autostradën e Kombit renditi si prioritet një autostradë në pjesën qendrorë të vendit, përkatësisht në Thumanë-Rrogozhinë për të lidhur autostradën e re të Veriut me Jugun sipas një varianti më të shkurtër dhe për të shmangur trafikun në këtë zonë mjaft të ngarkuar tashmë.

Kostot e PPP-ve vijnë me një mungesë të theksuar transparencë teksa Ministria e Energjisë dhe ajo e financave kanë përllogaritur kostot pa përfshirë interesat dhe fitimin e kompanive.
Aksi Thumanë -Kashar shtrihet në 20 kilometra dhe sipas vlerës së fundit që ka raportuar Ministri Ahmetaj kosto për kilometër arrin në mbi 22 milionë për kilometër me një kosto totale 440 milionë euro.

Thumanë-Kashar u përfshi në 13 projektet prioritare të strategjisë sektoriale të transportin për periudhën 2016-2020. Dokumenti që ka marrë miratimin e qeverisë parashikonte fillimisht një kosto 92 milionë euro për 20 kilometrat , por tani dy vite më vonë nga strategji në fuqi qeveria shqiptare e kontraktoi segmentin për ndërtimin nëpërmjet koncesionit me PPP kundrejt 220 milionë eurove, teksa kosto totale sipas variantit të fundit të paraqitur nga ministri në Kuvend shkon 440 milionë euro ose 22 mln euro për kilometër. Koncesionin e fitoi kompaninë Gener 2./monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parashqevi Simakut i plotesohet deshira e madhe ne Diten e Krishtlindjes, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes dy personave, njëri qëllon me armë zjarri në gjendje të dehur! Shoqërohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti të çastit. Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dokumenti/ Gjurma e parë e eksportit të mbetjeve të rrezikshme të metalurgjikut që në vitin 2018

Inside Story ne Top Channel ka siguruar një tjetër dokument ku bëhet me dije se…

LEXO ME SHUME