Categories Lajme

Rritja e çmimeve të ushqimeve, Rama takon importuesit e mëdhenj: Ulini! Pritet goditje e fortë nga nafta

Kryeministri Rama zhvilloi një takim me importuesit dhe tregtuesit e mallrave ushqimorë me shumicë dhe pakicë në treg duke theksuar se jemi në një situatë të pazakontë, prandaj edhe kërkohet një sjellje ndryshe nga ato normale.

Rama tha se deri më tani qeveria nuk ka ndërhyrë në treg, por në situatën e krijuar nevojitet një qasje tjetër.

“Është momenti për të bërë një komunikim publik në Kryeministri, për të ndarë me ju se cila duhet të jetë forma e sjelljes në këtë moment kaq dramatik.

Kjo vijë diktohet nga domosdoshmëria për të patur një qasje të ndryshme nga ajo e kohëve normale. Unë nuk hyj te  ata që besojnë te ndërhyrjet në treg, por kjo vlen për një kohë normale.

Kjo vlen për krizat organike të një kohe normale, siç ishte kriza organike e inflacionit në të gjithë botën që u reflektua këtu me një rritje të lehtë, jo të pandjeshme të çmimeve hap pas hapi në periudhën e fundit. Ndërkohë, sot nuk jemi në këto kushte. Jemi në kushte të tjera” , tha Rama.

Kryeministri tha se krizën nuk e kërkuam, por ajo na gjeti.

“Tani është momenti për të harruar fitimin. Ne i dimë vështirësitë tuaja, por mendojmë se ka hapësira për ulje. Siç është çmimi i vajit për shembull apo produkteve të ngjashme.

Është situata që ju nuk mund të vazhdoni më me këto çmime. Fakti që qytetarët vijojnë të blejnë tregon një situatë tjetër, jo atë që janë të kënaqur me situatën e krijuar”, tha kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME