Qeveria kërkon nga qytetarët që përdorin makina t’i kthehen transportit urban për të lëvizur në qytet. Kjo jo vetëm për shkak të çmimit të karburantit, por për shkak se do vijë një ditë që do të ketë mungesë të këtij produkti.
Ministrja Balluku tha ndër të tjera se rritja e çmimit të biletës së transportit urban nuk është e pranueshme për momentin. Ajo kërkoi rritje të cilësisë së sherbimit nga kompanite e transportit urban.
Ministrja e Energjise tha se sipas analizave “kemi marrë vendim për të kompensuar me 100 lekë çdo litër nafte që ju përdorni për transportin”.
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku: Sot më shumë se kurrë transporti merr rëndësi të veçantë jo vetëm se ne duam të jetë sa më shumë i përdorshëm nga qytetaret ndaj kemi marrë këtë paketë kompensimi por nga ana tjetër edhe ata që se kanë përdorur deri më sot ti drejtohen transportit publik për arsye të kursimit dhe jo vetëm për çmimin por dhe mungesën me të cilën do të përballen tregjet e karburantit qe ne urojme te mos ndodhe por kemi indicie që ka mundësi të lartë për të ndodhur.
Përdoruesit e automjeteve ti kthehen transportit urban, transporti urban duhet të rrisë cilësine e tij nga automjetet që përdoren nga korrektësia ekzaktësia e orareve diçka për të cilën qytetarët ankohen dhe vuajnë dhe të jetë në legjitimitet të plotë se ky sektor ka dhe një problematike për sa i përket ndërhyrjeve nga subjektet e palicensuara.
Rritja e çmimit të biletës për ne nuk është e pranueshme në këto momente, ashtu si ju e dini e jeni dakord me këtë.
Sipas analizave kemi marrë vendim për të kompensuar me 100 lekë çdo litër nafte që ju përdorni për transportin.
Kemi nxjerrë një formulë për të cilën ju do të informoheni e gjithë komopensimi do të vijë përmes Tatimeve ne do të arrijmë të bëjmë kompensimin real të naftës bazuar mbi shifrat që ju keni përdorur.
