Categories Covid-19

Rritja e rasteve, Gjermania do të izolohet sot

Gjermania, nga sot, futet në izolim të pjesshëm, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Numri i rasteve të reja në këtë vend u rrit të hënën për 12,097. Të dhënat e Institutit Robert Koch për Sëmundjet Infektive tregojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani aktualisht qëndron në 545,027. Në 24 orët e fundit, Gjermania regjistroi edhe 49 viktima nga koronavirusi, të cilat e çojnë në 10,530 numrin total të tyre.

Izolimi i pjesshëm në Gjermani do të zgjasë një muaj. Belgjika, e cila po përjeton shpërthimin më të keq të koronavirusit në Evropë, po ashtu futet në izolim nga sot. Këtë javë, në izolim të pjesshëm do të futen edhe Portugalia, Greqia dhe Austria. Italia, Franca, Spanja, Çekia dhe Polonia tashmë kanë ndërmarrë kufizime të ashpra. Numri total i të infektuarve me koronavirus në Evropë ka kaluar tashmë 10 milionë.

Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 46 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 1.2 milion kanë humbur jetën dhe mbi 31 milionë janë shëruar. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 9.2 milionë të infektuar dhe mbi 230,000 viktima./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME