Categories Covid-19

Rritja e rasteve me covid/ Manastirliu apel qytetarëve: Zbatoni masat, t’i japim një dorë stafeve mjekësore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i bëri apel sot qytetarëve të zbatojnë rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.Manastirliu apeloi të mos ulet  vigjilenca për higjienën, distancën dhe maskën.

“Me urimin për një ditë të mbarë nga stafi i urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës, ju kujtojmë të zbatoni rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19, duke mbrojtur veten, njerëzit e dashur dhe duke i dhënë një dorë stafeve mjekësore për përballimin e situatës. Maskë, higjienë dhe distancë. Bëhu pjesë e zgjidhjes”, – theksoi Manastirliu.

Ditët e fundit  numrit  i infektuarve me COVID-19 është rritur ndjeshëm në vendin tonë. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se një nga arsyet kryesore është ulja e neglizhencës në respektimin e masave anti COVID, si nga ana e qytetarëve, në mbajtjen e maskës, distancimin fizik, po ashtu dhe të biznesit në respektimin e masave të paracaktuara për sipërmarrësit në ambientet ku ushtrojnë biznes.

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ditën e djeshme janë kryer 4092 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1105 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 14 qytetarë në spitalet COVID.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME