Categories Lajme

Rritje rekord të divorceve në Elbasan, avokati: Gratë po i lënë burrat

Gratë po marrin vendimin që të ndahen nga burrat. Kështu deklaroi avokati Demir Çiftja për ‘Fax News’, duke u shprehur se në gjykatën e Elbasanit kërkesat për divorc kanë pasur rritje. Kreu i dhomës se avokatisë refuzon të japë shifra konkrete pasi sipas tij mungesa e gjyqtarëve në gjykata ka bërë që me qindra çifte të jenë në pritje për tu ndarë. Kushtet ekonomike dhe papunësia vijojnë të jenë dy nga faktorët kryesor që cojnë një çift në divorc.

Sipas avokatit megjithëse gjykatat japin urdhër mbrojtjeje ato nuk zbatohen për shkak të kushteve ekonomike ndaj për të është e rëndesishme të hapen qendra strehimi. ‘Pati një fluks të padive dhe numrit të zgjidhjes së martesave. Aktualisht janë gjashtë gjyqtarë dhe janë mbartur shumë dosje nga viti 2021-2022, nuk është çështja te divorcet por te zgjatja e procesit. Ka pasoja ekonomike dhe te fëmijët e mitur sepse prinderit pas ndarjes nuk japin shumën që cakton gjykata. Divorcet për shkak të rënies ekonomike dhe papunësisë është shkaku kryesor, pasi lindin mosmarrëveshjet dhe zënkat.

Ka pasur dhe raste kur gratë janë dhunuar, sepse rënia ekonomike reflekton dhe te shkatërrimi i familjes nga ana psikologjike. Gratë e d hunuara, që nuk kanë vetëm humbjen e respektit reciprok por edhe dhunën fizike, dhe kërkojnë patjetër zgjidhjen e martesës“-tha Çiftja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME