Categories Lajme

I premtoi së motrës t’i paguante dasmën, Kozmai: Hajdutët më hynë në shtëpi, më vodhën

Studioja e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan preku një histori emocionuese e të dhimbshme gjatë rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”. Kozma Shorja, ka ardhur posaçërisht nga Verona e Italisë për të na njohur me një të kaluar jo të lehtë.

Fëmijëria e tij në një fshat të Kavajës ku jetonte në varfëri, u shenjua nga një kalvar sakrificash e mundimesh në moshën e adoleshencës, kur u detyrua të merrte rrugën e vështirë të emigracionit. Fare i ri, iu desh të përballej me egërsinë e tij, humbjen dhe përpjekjen për të përmbushur një premtim.

Kozma Shorja: Unë vij nga një familje prej 9 anëtarësh. Në ‘94-95 isha 15-16 vjeç dhe duke parë gjendjen ekonomike të familjes, marr rrugën për në Greqi.

Për herë të parë që bëja rrugën e Greqisë, i vogël isha, na grabisin çfarë kishim në xhepa. Nisemi për rrugë dhe arrij në Veria të Greqisë. Me shumë sakrifica atje, punoj 3-4 muaj dhe kthehem në Shqipëri me ato të holla që kisha sepse mendoja për familjen që kishte shumë borxhe dhe thosha që me të ardhurat që kisha bërë të laja diçka.

Ardit Gjebrea: Megjithatë ti motrës i bëre një premtim.

Kozma Shorja: Po. Motrës i thashë që lër datën e dasmës sepse paratë do jua sjell unë. Ndërkohë, një javë përpara më vjen në dy të natës mafia në dhomë.

Ardit Gjebrea: Kur ti thua mafia e ke fjalën për njerëz me kapuç?

Kozma Shorja:Po. Unë paratë, ngaqë ia kisha premtuar motrës, nuk doja t’ia tregoja. Ata me shumë tortura, me goditje e gjëra m’i gjetën dhe u detyrova të rrija sërish të punoja sepse nuk kisha asnjë lek të shkoja në Shqipëri për të paguar dasmën e motrës.

Kozmai tregon se për një muaj punonte në ara gjatë ditës e netëve ngarkonte e shkarkonte dengje. Nga këto punë, ai arriti të mblidhte rreth 1 milionë e gjysmë Lekë të vjetra për t’u kthyer në Shqipëri e të ndihmonte familjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME