Categories Lajme

Rritje temperaturash dhe kthjellime, si parashikohet moti për ditën e sotme

Vijon tërheqja e masave ajrore të ftohta nga territori shqiptar duke sjellë rritje graduale të temperaturave të ajrit. Po ashtu vendi ynë vijojnë të jetë me mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe duke bërë që të kemi kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme në territor do të bëhen përgjatë pjesës së dytë të ditës, ku në zonat veriore do të sjellin reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim i ulët, sipas MeteoAlb.

Rajoni dhe Europa
Pjesërisht Rajoni i Ballkanit dhe Gadishulli Iberik do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje, ku në Europën Juglindore do të jenë reshje shiu dhe dëborë e pakët. Ndërsa në Jugperëndim të kontinentit do të ketë reshje shiu. Me vranësira dhe reshje dëbore do të jenë Vendet Nordike. Por pjesa tjetër e kontinentit do të jetë me mot të qëndrueshëm.

Kosova
Territori i Kosovës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të pësojnë zhvillim herë pas here duke sjell reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, por do të ketë dhe reshje të pakta dëbore. Pritet që të ketë dhe intervale me kthjellime.

Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në Lindje të MV. Pornë pjesën e dytë të ditës vranësirat do të pësojë zhvillim duke sjellë dhe reshje të pakta shiu në zonën Veriore të MV.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME