Categories Lajme

Rrogat/ Reagon Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave: Nuk është lojë, por shkelje ligji

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka reaguar pas skandalit  të ditës së sotme ku publikua një listë-pagesë e të gjithë të punësuarve në Shqipëri. Komisioneri bën thirrje të gjithë individëve apo subjekteve publike/private që disponojnë këtë bazë të dhënash personale, të mos e transmetojnë, qarkullojnë apo publikojnë duke rënduar situatën në kuadër të pasojave që mund të vijnë në lidhje me të drejtën për respektimin e jetës private.

Reagimi:

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u njoh nga media me publikimin e lajmit për qarkullimin në platformën e komunikimit “ëhat’s app” të një bazë të dhënash të qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat, shoqëruar me të dhëna të tyre. Zyra e Komisionerit ka nisur punën për sigurimin e kësaj baze të dhënash dhe për identifikimin e shkeljeve të mundshme, në mënyrë që të ushtrojë detyrimin ligjor dhe kryerjen e veprimeve të domosdoshme për një hetim administrativ kryesisht (me iniciativën e saj) për këtë çështje.

Si edhe në raste të tjera të ngjashme, Zyra e Komisionerit vlerëson se ushtrimi i lirisë së shprehjes dhe të shtypit, kur në objekt të saj ka të dhëna personale, para së gjithash, duhet realizuar duke mbajtur parasysh faktin se “interesi i lartë publik”, dallon nga “interesi për publikun”. Në këtë kontekst, Zyra e Komisionerit i bën thirrje të gjithë individëve apo subjekteve publike/private që disponojnë këtë bazë të dhënash personale, të mos e transmetojnë, qarkullojnë apo publikojnë duke rënduar situatën në kuadër të pasojave që mund të vijnë në lidhje me të drejtën për respektimin e jetës private.

Çdo veprim që mund të duket si një “lojë”, në përfundim do të rezultonte si shkelje e ligjit, pasi kemi të bëjmë me një përpunim të paligjshëm të të dhënave personale të shtetasve. Qarkullimi online apo dhe publikimi në media i të dhënave të qytetarëve rezulton se është një veprim i kundërligjshëm, i papërgjegjshëm dhe i bëhet thirrje organeve mediatike dhe publikut të mos bëhen përhapës të paligjshëm të të dhënave personale. I drejtohemi opinionit publik që të mos bëhet pjesë dhe të refuzoj këtë përpunim të jashtëligjshëm dhe ta fshij këtë bazë të dhënash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

FOTO/ Zjarri në Landfillin e Bushatit vijon të mbahet nën kontroll, por a ka rrezik për banesat përreth?

Vatra e zjarrit në landfillin e Bushatit vazhdon të jetë aktive, por sipas autoriteteve, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara për 21 persona, prangoset 49-vjeçari bullgar

Policia Dibër ka arritur të finalizojë me sukses një aksion kundër falsifikimit në organet shtetërore,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizte i armatosur me pistoletë, në pranga 32-vjeçari, të riut i sekuestrohet edhe municion luftarak

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi u kap teksa qarkullonte i armatosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/ Dyshohet se u vetëplagos me armë gjahu, 35-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Durrës teksa ai po transportohej në spital, pasi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313” në burgun e Fushë-Krujës

Është pranuar kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e…

LEXO ME SHUME