Categories Lajme

Rruga e shpresës/ Fatma Naçi: Kujtoj duart e çjerra të fëmijëve…

Pas transmetimit të historisë së familjes Omeri në fshatin Stroskë të Prrenjasit, Elvisi së bashku me Fatmën shkuan për t’i takuar. “Dalin këta fëmijë në orën 05.00 të mëngjesit mbledhin kërmij, shkojnë në shkollë me këmbët e lagura, punojnë edhe pse janë 6 vjeç, 10 dhe 12 vjeç. Është një tmerr i vërtetë, më vjen mirë që e trajtuam këtë rast. Duhet ta ndihmojmë këtë familje. Jemi në vitin 2020 dhe dëgjojmë këto lajme. Një fëmijë që qan dhe lëngon. Ky është fundi. Sot do t’i takojmë dhe shpresojmë tu japim lajme të mira. Imagjino për një prind që fëmijët detyrohen dhe i dalin në orën 05.00 të mëngjesit. Dalin mbledhin kërmijë, u lagën këmbët, ashtu shkojnë në shkollë, imagjino çfarë shkolle bëjnë e çfarë arsimi do të kenë apo perspektive në jetë. Ata kanë borxhe kanë 10 milionë lekë borxhe, duhet t’i vendosim një pension, se pa pension ata do dalin sërish të punojnë që në 05.00 të mëngjesit. Edhe shtëpia e tyre ka nevojë të rregullohet, se kur njeriu është në borxh nuk fle natën. Duhet ta hapim zemrën për këto raste, në veçanti pasi jemi edhe në muajin e Ramazanit. Shpresoj që bujaria jonë do të jetë më e madhe. Hallet për këtë familje do të jenë më të vogla. Sa më shumë shtohet bujaria e shqiptarit aq më shumë zvogëlohen hallet e të varfërve”, thotë Elvisi.

“Ata fëmijë çdo ditë luftojnë për të pasur kafshatën e gojës. Janë në luftë me kohën, zgjohen shumë herët për të shkuar në mësim. Mendoj se për ne të dy është një privilegj shumë i madh që të jemi sot pranë tyre. T’i shohim dhe t’i ndihmojmë nga afër. Besoj se çdo shqiptar që e ka parë historinë do donte shumë të ishte ne vendin tonë këtu. Babi i tyre nuk është më, krahu i fuqishëm nuk është më, fëmijët e panë veten pa ushqim, me ato duart e vogla detyrohen të zgjohen në mëngjes dhe nëpër ferra të mbledhin ushqimin, bukën e gojës dhe të imagjinojnë një botë ku kënaqësia më e madhe është të kenë një thes me miell. Sa herë e shikoj atë video ndihem shumë keq. Ata fëmijë duhet të mësojnë jo të sigurojnë bukën e gojës, fëmijët nuk duhet të arrijnë në nivelet e mbijetesës si këta fëmijë”, thotë e përlotur Fatma. Fatma dhe Elvisi takojnë nënën e tre fëmijëve dhe shkojnë në një banka por çfarë do të ndodhi më pas kësaj?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME