Categories Lajme

Rruga Milot-Fier/ Fuqia financiare, cilësia, kriter për kompaninë fituese

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se “kriteri financiar, çmimi sa më i ulët i pagesës së rrugës dhe cilësia  do të jenë disa nga kriteret bazë në përzgjedhjen e kompanisë fituese për rrugën Milot-Fier”.

E ftuar në një studio televizive, Balluku tha se “për kriterin financiar dhe mundësinë financiare të kompanisë ne do të jemi shumë rigorozë, pasi shumë projekte të mbetura të hapura në vite kanë ardhur si rezultat i mungesës së fondeve për të ushqyer investimin”. “Kanë fituar garën dhe e kanë lënë të hapur pasi nuk kanë pasur mundësi”.

Po ashtu në përzgjedhjen e kompanisë fituese, sipas ministres luan rol çmimi sa më i ulët i pagesës së rrugës, dizajni dhe cilësia që do të ofrohet. Ajo tha se është në interes të vetë kompanisë që për 35 vite operim të përdor standarde të cilësisë së lartë.

Balluku tha se “opozita ka nisur një sulm frontal për sa i përket këtij projekti”. “E kam thënë shpeshherë që e mirëkuptoj opozitën për gjithçka thotë sepse ka zgjedhur të bëjë opozitë dhe se si bën opozitë nuk mbeten në vlerësimin tim apo askujt në qeveri. Secila parti zgjedh të ketë formatin e saj se si prezantohet në publik. Por ndërkohë në këtë rast abuzimi ka arritur limite të tilla që prekin psikologjikisht qytetarët. Të thuash abuzimi 17.5 euro për km, këto janë të gjitha abuzime. Është duke prekur imazhin e Republikës së Shqipërisë te investitorët e huaj dhe ky është një problem i rëndë sepse nuk ka të bëjë me këtë qeveri por ka të bëjë me Republikën e Shqipërisë. Nëse një parti predikon nga mëngjesi në darkë për të nxirë imazhin e vendit, jemi në një situatë që askush nuk i gjen dot emrin”, tha ajo.

Balluku tha se “opozita doli dhe anatemoi një projekt që sapo u lançua, duke thënë gjëra të pavërteta”. Duke folur për garën ndërkombëtare, ajo tha se “ne kemi një standard ndaj investitorëve europianë si qeveri do të donim shumë që në vendin tonë të investojnë investitorët të njohur me eksperiencë në BE, por kjo është garë ndërkombëtare dhe është e aksesueshme për investitorët e huaj”. Balluku tha se “shifra e investimit është shumë e madhe dhe në dijeninë time e pamundur për investitorët shqiptarë”. “Edhe krijimi i konsorciumit nga ana e investitorëve shqiptarë nuk do ta bënte dot të realizueshme veprën”, tha ajo. Balluku tha se “shpresoj shumë se e gjithë balta e zifti që po hidhet mos të ndikojë në mënyrë negative dhe te investitorët e huaj”.

“Kjo është një garë e destinuar për të pasur konkurrentë të fortë të cilët kanë fuqi financiare për ta përballuar, flasim për investitorë të huaj. Në dijeninë time nuk më rezulton një fuqi e tillë financiare në Shqipëri për të përballuar këtë vlerë prej rreth 1.2 miliard euro. Nëse një kompani e huaj e madhe, e cila ka mundësinë financiare për të investuar në këtë projekt gjigant do marri nënkontraktorë shqiptarë, padyshim që do t’i marri, por do t’i marri si nënkontraktor, pra për të kryer punën dhe ky është synimi”, tha ajo.

Balluku theksoi se “ky është kapital i huaj i pastër”. “Janë 1.188 milionë euro, është injektim i huaj që do vij në Shqipëri se nuk ekziston në tregun shqiptar, në buxhetin e  shtetit jo e jo. Ajo është një rrugë që duhet bërë, është pjesë e konektivitetit të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.

Balluku tha se “në këtë rast nuk kemi të bëjmë me PPP, po me një koncesion të pastër”. “Ky është injektim i huaj në Republikën e Shqipërisë dhe nëse koncesionari do të dëshiroj të punoj me nënkontraktorë shqiptarë, kjo do ishte në nder të qeverisë shqiptare për të kontribuar në këtë vepër”, tha ajo. Balluku tha se “ky është një koncesion 35-vjeçar nga dita e lidhjes së kontratës, jo nga operimi ndaj çdo fitues ka interes ta mbaroj sa më shpejt për ta futur në operim, që të ketë një kthim të investimit sa më parë”.

“I vetmi implikim i Republikës së Shqipërisë në këtë është garancia prej 10% e investimit, 120 milionë në 16 vite. Kjo është vetëm në rastin e skenarit negativ kur numri i automjeteve do të jetë më i ulët se ajo që ne kemi vendosur si skenarë bazë, 32 mijë automjete. Por ai është aksi kryesor i Shqipërisë, pjesa ku bashkohet i gjithë trafiku kudo që vjen nga veriu, lindja në jug. Është mëse e sigurt se garancia nuk do të aktivizohet ndonjëherë”, tha Balluku.

Balluku sqaroi se “garancia vendoset në bazë të studimit të fizibilitetit që është bërë nga një konsorcium kompanish konsulence nga më prestigjozet në Europë dhe Amerikë. Balluku theksoi se “firmat amerikane për ne janë ëndërr dhe kompanitë amerikane në Shqipëri padyshim janë synimi jonë, por ndoshta për shkak të distancës nuk e di nëse operimi bënë sens”.

“Ne në buxhetin e shtetit e kemi të pamundur të financojmë një vepër. 1.2 miliard nuk është në tavanet tona buxhetore as afatmesme. Ky ka qenë argumenti dhe vendimmarrja pse kemi zgjedhur këtë instrument. Kjo është garë ndërkombëtare e hapur për të gjithë dhe nuk ka asnjë lloj kriteri kombësie për investitorin, por për shkak të aspiratës sonë për të qenë pjesë e BE-së dhe të forcojmë imazhin e Shqipërisë, ne dëshirojmë shumë që të ketë investitorë europianë në Shqipëri, pse jo investitorë amerikanë”, përfundoi Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME