Categories Lajme

Rruga në Përmet që e lidh Qytetin e trëndafilave me Juglindjen e Shqipërisë, Kolonjën dhe më tej Korçën

Më në fund! Ka një rrugë në Përmet që e lidh Qytetin e trëndafilave me Juglindjen e Shqipërisë, Kolonjën dhe më tej Korçën, por edhe me një pikëtakimi me fqinjin tonë jugor Greqinë Ky aks njihet nga përmetarët si rruga e Çarshovës që shkon drejt Greqisë deri në pikën doganore që quhet Tri Urat.

Është një nga rrugët më piktoreske që, duke u mbajtur shpesh për dore me lumin Vjosë, të shpie drejt malit të Gramozit, dredhon përmes pyjeve deri në Leskovik, më pas ti mund të ndalosh në Ersekë dhe pastaj në Korçë. E vërteta është që rruga nuk është e mirë, madje është mjaft e lodhur aq sa të lodh edhe kur je në timon edhe kur je pasagjer. Kjo i ka dekurajuar jo rrallë turistët që pas Korçës të vijnë në Përmet e në Gjirokastër ose anasjelltas. Jam e bindur që kjo gjë ka përgjysmuar numrin e vizitorëve në të dy anët e kësaj unaze, pa folur për transportin ekonomik e tregëtar

Tashmë kjo i përket së shkuarës.! Ja ku jemi në kantierin e rehabilitimit e plotë të kësaj rruge nisur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, zgjerim i dy korsive, mure mbajtës, zgjerim i urave, rinovim i tabanit dhe asfaltim e sinjalistikë e re Ndërsa do të lidhet kjo rrugë me anën tjetër të projektit të rrugës Ersekë-Leskovik, për të bashkuar jo thjesht Korçën me Përmetin por Korçën me Gjirokastrën. Do të shihemi një vit më pas kur lodhja nga gropat e rruga e keqe do t’i lerë vendin kënaqësisë së udhëtimit. Deri atëhere ne do të vazhdojmë punën edhe me besimin se do ta kemi mundur edhe flamën që të mund të udhëtojmë lirisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME