Categories Lajme

Rruga turistike Shkodër-Velipojë drejt përfundimit pas 30 vjetësh

/ATSH/- Rikonstruksioni i rrugës turistike Shkodër–Velipojë është drejt përfundimit, në të gjithë gjatësinë e saj prej 18,3 km. Këto ditë të nxehta vere, pushuesit që kanë zgjedhur plazhin e Velipojës për të kaluar pushimet, nuk kanë asnjë vështirësi për të udhëtuar drejt bregdetit të veriut.

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se kjo rrugë është një tjetër aks turistik i shumëpremtuar dhe i shumëpritur për 30 vjet. “Drejt përfundimit rruga Shkodër – Velipojë, një tjetër aks turistik i shumëpremtuar dhe i shumëpritur për 30 vjet, i cili do të pasohet nga aksi tjetër strategjik për zhvillimin e turizmit në bregun e Adriatikut, Velipojë-Shëngjin”, shprehet Rama.

Rruga financohet nga qeveria shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si pjesë e Projektit për Rehabilitimin e Segmenteve Rrugore Prioritare me impakt të lartë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit. Çdo vit janë rreth 100 mijë turistë që udhëtojnë drejt Velipojës. Përveç turistëve, rruga u vjen në ndihmë afro 15 mijë banorëve të Dajçit, Bërdicës dhe Velipojës, të cilët kanë mundësi të nxjerrin produktet e tyre në treg më shpejt dhe me kosto më të ulët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME