Categories Lajme

Rruga Vlorë-Radhimë-Orikum me korsi biçikletash, çfarë parashikon projekti i ri

Një nga segmentet rrugorë me më shumë trafik përgjatë verës do të pësojë ndryshime në vijim falë një projekti që do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas dokumenteve projekti nis nga dalja e Tunelit në Ujin e Ftohtë e deri në Marinën e Orikumit. Ndër të tjera projekti parashikon që të ndërhyhet në disa aspekte duke përfshirë edhe një korsi biçikletash me gjatësi 5.3 kilometra.

“Objektivi kryesor i projektit është rimodelimi i segmenteve të lartpërmendur të bregdetit të Rivierës së Vlorës përmes a) Krijimit të një korsie biçikletash të vazhdueshme dhe ndërhyrjeve përgjatë rrugës ekzistuese për rritjen e aksesit dhe parkimit b) rikualifikimi i plazheve përmes peizazhit, punime të vogla marine dhe shërbime publike c) rehabilitimi dhe valorizimi i zonave të gjelbërta përmes përmirësimit te peizazhit. Pika e fortë e dhuruar nga natyra do të shërbejë për brandimin e Rivierës së Vlorës si destinacion i dalluar për turizmin bregdetar dhe në këtë mënyrë do të sigurojë sukses në zhvillimin ekonomik të zonës dhe më gjerë duke krijuar plazhe tipike që synojnë tregun rajonal” thuhet në dokument.

Aktualisht FSHZH po kërkon operatorin që do të bëje projektimin e rikualifikimit të zonës bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum. Kjo zonë projektimi përfshin një gjatësi totale të zonës së rikualifikimit të vijës bregdetare: 5.9 km, një gjatësia totale e korridorit të biçikletave/këmbësore: 5.3 km, gjatësia totale e shëtitoreve të reja bregdetare: 5 km dhe sipërfaqja totale e zonave të ndërhyrjes së peizazhit dhe rimodelimit të plazhit: 26hektarë

Sipas FSHZH për këto zona do të kryhet një studim i thellë për kërkimin dhe identifikimin e karakteristikave të zonës, problemeve dhe potencialeve në bazë të të cilave do të gjykohet për zgjedhjen më të mirë të projektit të zbatimit./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME