Categories Lajme

Rrugët e Shqipërisë janë ”vrasëse”, 227 të vdekur gjatë 2019

Shqetësim për Policinë e Shtetit janë aksidentet rrugore, që vijojnë të mbeten shkaktar kryesor i humbjes së jetës në rrugë. Siguria rrugore bëri bashkë ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballu, kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu si edhe kryebashkiakë e ekspertë të fushës.

Policia ka kërkuar ndryshimin e masave ndaj drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë duke shkelur rregullat e qarkullimit në parakalime apo duke folur në telefon. Shkak për këtë është bërë numri i aksidenteve që janë regjistruar për këto raste.

Drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu, ka kërkuar ndërhyrje inxhinerike në të paktën dy zona, ku dhe numri i aksidenteve fatale ka qenë i lartë. ”Problem kryesor është projektimi inxhinierik i disa segmenteve rrugore, të cilat kanë sjellë pasoja fatale siç është rrethrrotullimi i TEG-ut ku në tre muaj kemi pasur 7 aksidente me pasoja fatale, apo rrethrrotullimi i Kolonjës ku në 2 muaj kemi pasur 5 aksidente me pasoja fatale”.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka tërhequr vëmendjen për shifrat e larta të personave që humbën jetën në rrugë. ”Vetëm në 2019 kemi humbur jetën e 227 qytetarëve shqiptarë në rrugët e vendit, shifër pothuajse 5 herë më e lartë se shifra e të vrarëve që shkakton krimi në Shqipëri. Gjithë kriminaliteti në vend prodhon rreth 50 të vrarë në vit, edhe kjo me rënie drastike krahasuar me të kaluarën”.

Pas konsultimeve pritet që gjobat të jenë edhe më të larta, duke përfshirë dhe kërkesën që një drejtues të ketë mundësinë e vetëm një këshillimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME