Categories Lajme

“Rrugët janë bosh, askush nuk del pa maskë”, gazetari shqiptar rrëfen nga Kina: Virusi goditi në momentin më të keq

Gazetari shqiptar Edison Myrtezai, i cili ndodhet në Pekin, në një lidhje telefonike me Fax News, ka folur lidhur me koronavirusin, që derimë tani ka shkaktuar 80 të vdekur në Kinë.

Myrtezai u shpreh se virusi e goditi Kinën në një moment shumë të keq, siç ishin përgatitjet për Vitin e Ri, ku përqendrimi në aeroporte dhe në linjat hekurudhore ka qenë shumë më i madh se zakonisht.

Gazetari shqiptar u shpreh se rrugët e qytetit janë të boshatisura, dhe njerëzit dalin jashtë banesave të tyre vetëm për të plotësuar nevojat ushqimore, dhe ato bazike.

Sipas tij, në kontaktet që ka pasur me të tjerë shqiptarë që jetojnë në Kinë, deri tani gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë dhe pa probleme.

“Linjat ndërkombëtare janë totalisht të izoluara. Virusi për fat të keq filloi në një moment kur pritej të niseshin festimet e vitit të ri kinez, dhe ka një fluks shumë të madh njerëzish. Në aeroporte dhe në linjat e trenave udhëtojnë me miliona njerëz që rrisin rrezikun e përhapjes së virusit.

Rrugët këtu në Pekin janë bosh, ndërkohë që edhe kur dalin nga banesa askush nuk duhet te jetë pa maskë. Mendohet që edhe Pekini mund të bllokohet për disa orë, edhe pse nuk është një nga qytetet me riskun më të lartë.

Nuk ka një databazë për shqiptarët që gjenden në Kinë, në Wuhan ku është dhe vatra e virusit, për momentin ka vetëm një shqiptar, mund të ketë dhe të tjerë, por kjo duhet të konfirmohet zyrtarisht.

Kam folur me një mikeshën time që gjendet në Wuhan, më ka thënë se gjendja e saj shëndetësore është e mirë, pavarësisht se masat e sigurisë janë të larta. Të gjithë shqiptarët janë mirë me shëndet, të paktën deri në momentet që flasim.

Mjekët thonë që duhet të shmangen dalja në vende publike, higjiena personale është shumë e rëndësishme, në shumë raste ka ngatërrim të simptomave me gripin e zakonshëm”, u shpreh gazetari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME