Categories Lajme

Artan Hoxha tregon si u njoh me skafistin e penduar që hapi “Kutinë e Pandorës”

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar sot se si është njohur me të penduarin e drejtësisë,  skafistin Mariglen Shusha. Hoxha u shpreh se e ka njohur më parë, ndërsa kërkoi nga SPAK që të shkojë më thellë në hetime.

“Edhe prokurori edhe nën/drejtori nuk mund të shkojnë thjesht për shpërdorim detyre, pasi është grup i strukturuar. Njëri nga skafistët është nga Fieri, e kam njohur Mariglen Shusha, ka folur i pari, ai ka ngarkuar në Palasë, Radhimë, Seman, Kavajë dhe Velipojë, se ai atë punë di të bëjë.

Pjesa që duhet të bëjë prokuroria është që këto lidhjet që thotë ai në Shqipëri duhet të shkojë më tej, pasi nuk do të dilnin këto 4 grupe, por më shumë. Pritshmëritë i kam më të mëdha jo te ato dy ish-truprojat që janë bishti i kavallit” tha ai, referuar shoqëruesve të ish-ministrit të Brendshëm.

Por a lidhet dosja e Saimir Tahirit në gjykim me atë që ka dalë tani? “Kjo është një çështje krejt tjetër nga çështja Tahiri, që ka një rrugë dhe problematikë tjetër.

Ai ka ndjekur shkallët e drejtësisë, jemi në momentin që çështja ka 4 vite që zvarritet dhe ai që nuk u dorëzua, 2 vite e ca ka ish-drejtori i Vlorës dhe mendoi se po mbyllej, tani ka mbetur brenda. Ajo u qep keq që nga fillimi”, tha ai.

Akuzat, Artan Hoxha i kishte të drejtpërdrejta për prokurorët shqiptarë duke thënë se gomonia me të cilën u trafikua kanabisi drejt Italisë ishte sekuestruar dhe liruar më herët nga autoritetet shqiptare.

“Kush i pezulloi hetimet për 12 ton që u kap në Përmet? Në rastin konkret u kap një ngarkesë 808 kg në Vlorë, këta që kemi ne tani, e dini cfarë ka ndodhur? Skafisti u lirua, është i penduar sot në Itali, gomonia u kthyer mbrapsht.

Si është e mundur që gomonia u kthye prapë dhe doli sërish në trafik, e ka firmosur edhe prokurori i çështjes dhe i krimeve të rënda, të hetohen”, tha Artan Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME