Categories Politike

Ruçi takim lamtumire me ambasadoren e Greqisë: S’ka asnjë pengesë për forcimin e marrëdhënieve

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur sot në një takim lamtumire, ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Eleni Sourani, me rastin e mbarimit të mandatit të saj në Shqipëri.

Në këtë takim u vu theksi tek marrdhëniet mes dy vendeve si dhe mundësia për të përforcuar këtë raport. Në fjalën e tij, Ruçi falenderoi Sourani për kontributin që Sourani ka dhënë për bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Shqipëria dhe Greqia janë dy vende fqinje dhe mike. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ynë duhet të thellohen. Nuk ka asnjë pengesë për fuqizimin e bashkëpunimit shqiptaro-grek. Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoritarët grekë në Shqipëri shërbejne si ura të fqinjësisë e miqësisë miidis të dy vendeve. Popujt tanë kanë treguar se dinë të merren vesh e të bashkëpunojnë me njeri-tjetrin më mirë sesa qeveritë”, theksoi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Nga ana tjetër, Ambasadorja Sourani e falenderoi Kryetarin Gramoz Ruçi për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë si edhe për kontributin personal në përmirësimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve.

“Urtësia juaj ka qenë një mbështetje e madhe për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Nuk ka asnjë rrethanë midis të dy vendeve tona që të pengojë fuqizimin e miqësisë e të marrëdhenieve midis Shqipërisë e Greqisë. Rreth 65 mijë familjet e përziera shqiptaro-greke janë një faktor tjetër për fuqizimin e miqësisë midis popujve”, nënvizoi Ambasadorja Sourani.

Ambasadorja në ikje e Greqisë, Eleni Sourani dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME