Ish-deputetja e PD Rudina Hajdari, gjatë fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike u ka bërë thirrje të gjithëve që të bashkohen dhe të japin kontributin e tyre për ringritjen e kësaj partie.
Hajdari tha se që e vogël ishte rritur nga babai i saj me përfytyrimin se si duhej të ishte PD-ja dhe se kjo nuk është partia që Azem Hajdari do ta donte.
“Jam e lumtur që jam këtu sot dhe jap fjalën time para delegatëve të PD. E vërteta është edhe se para se u përjashtova ish-kryetari i komaduar për aq kohë sa zgjati nuk më lejoi të flisja në Kuvendin, ndaj sot kam nderin dhe privilegjin të flas para jush.
Ndaj familja ime e dashur, familja ime e vogël kur isha unë e voglë një njeri më thoshte që do ndërtojmë një shtëpi e cila do të bujte shqiptarët më idealist dhe të dashur, një shtëpi të denjë e cila do të mbante brenda intelektualët më të mirë, një shtëpi të fortë, ku do të gatuheshin planet afatgjata. Një shtëpi ku anëtarët respektonin njër-tjetrin. Njeriu që fliste për këto ide ishte im at Azem Hajdari dhe shtëpia e tij ishte Partia Deemokratike e Shqipërisë, partia më e bukur në botë për mua se që e vogël jam rritur se si duhet të ishte Partia Demokratike.
Ai përfytyrim më motivon edhe sot. Në 30 vite PD ka bërë shmë për vendin, lëvizim lirshëm në BE, vendi ka rrugë falë drejtimit tonë, shqiptarët kanë jetuar ditë të mira, por fatkeqësisht përgjatë viteve dhe sidomos 9 vite kemi humbur një vorbull.
Kam bindjen e thellë për ta shndëruar PD në një forcë opozitare. Shqiptarët nuk po jetojnë mirë, kemi prodhimin më të lartë të naftës dhe për ironi çmimin më të lartë. Do të pësojë rritje, kemi toka pjellore por vetëm importojmë sepse e kemi braktisur fermerin dhe më e keqja vjen një popull që po plaket pasi të rinjtë po braktisin Shqipërinë.
E dashur familja ime politike ne sot kemi një mision të rëndësishëm. Ne duhet të japim vendit opozitën që meriton, sheret mes nesh duhet të marrin fund, dhuna, balta duhet tëm arrë fund. PD duhet të bashkohet në çdo qelizë të saj. Shqiptarët mezi po e presin, sepse një vend që ka opozitë të fortë , ka shpresë që e ardhmja do të jetë më e mirë.
Ndaj nuk kemi kohë që të humbim, duhet të rimblidhemi dhe të ringrihemi dhe të fillojmë të bashkojmë shqiptarët që nga Tropoja ime e dashur dhe deri në Konispol.
PD duhet të kthehet në atë shtëpinë e madhe Parti që babi im e donte, duke i bërë thirrje për bashkim çdo njeriu që do ti japë kontribut. PD duhet të jetë në krah të shtresës së mesme e cila është braktisur. PD duhet të kthehet në zërin e diasporës. PD duhet të rreshtohet në krah të njerëzve që e duan fort këtë vend dhe sot mezi po ja dalin”, tha Hajdari.
