‘Të bësh gabime është njerëzore por kritikat më bëjnë më të fortë dhe jam munduar që të mos i ndjek shumë rrjetet sociale pasi është krijuar një rreth vicioz, ndoshta dhe i koordinuar (për talljet ndaj saj).’
Ky është qëndrimi që ka mbajtur deputetja Rudina Hajdari në lidhje me gafat e saj të shumta gjatë fjalimeve në parlamentin e Shqipërisë. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Rudina Hajdari deklaroi se vendimi për të mos djegur mandatin ishte zgjidhja e duhur.
“Zgjodha rrugën e duhur, jo vetëm unë por i gjithë grupi parlamentar, për të thënë që është djep i demokracisë dhe përballë cdo lloj qeverie, i vetmi vend ku mund të përballemi është parlamenti , aty bëhen ligjet.” u shpreh Hajdari.
“Të bësh gabime është njerëzore nuk jam njeri perfekt, kam gabimet e mia, nuk është problem për shqiptarët. impenjimi kryesor, të shpalos gjëra te reja e problematika që shqetësojnë shqiptarët sot. Nuk është e lehtë të bësh deklarata të tilla, por është e nevojshme duhet një njeri që të thotë atë c’ka po ndodh. Jam mësuar tashmë, kritikat më bëjnë më të fortë nuk më shqetësojnë, rrjetet sociale mundohem mos i ndjek shpesh është krijuar një rreth vicioz ndoshta edhe i koordinuar.-tha Hajdari.