Categories Lajme

Rudina Hajdari lë të hapur mundësinë e kandidimit me “Nisma Thurje”

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, lë të hapur mundësinë e kandidmit me Nismën Thurje në zgjedhjet e ardhshme. Në emisionin “Në fokus”, nga gazetari Nertil Agalliu, në TvT, Hajdari tha se një lëvizje do të ishte strategjia e duhur për të thithur elektoratin gri

. “Unë do të thoja që më e rëndësishmja është hapja e listave. Kam thënë që do të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme dhe nuk e përjashtoj në asnjë rast. Ajo që është më e rëndësishme është të krijojmë një grupim apo mënyrë për t’u futur në ato zgjedhje që të krijojnë një grupim po një mënyrë për të hyrë në zgjedhje që krijojnë shpresë. Ndoshta një lëvizje do të ishte më e duhur për të mbushur vakumin që ekziston në vend. Ka shumë njerëz që nuk mbështetin as PD, as PS,”- tha ajo.

Hajdari tha më tej se gjatë takimeve për reformën zgjedhore, tenderi për identifikimin biometrik u pa si kusht i panegociueshëm. “Ideja ishte që opozita ka marrë zv.komisionerin në KQZ si kompetencë si person që do të udhëheqë impelementimin e identifikimit biometrik. Ajo që nuk u tha dhe nuk u pa ishte që tenderimi të vinte si pjesë e panegociueshme. Pra të jetë një person apo një kompani që do të zgjidhej nga opozita. Për mua është absurditet dhe nuk isha e interesuar të debatojë mbi këtë temë,”- tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME