Categories Lajme

Rumania nis drejt Shqipërisë 2 avionë ushtarakë me ekip të specializuar për operacionet e kërkim-shpëtimit

Qeveria rumune përmes Departamentit të Situatave të Emergjencave ka nisur drejt Shqipërisë dy avionë ushtarakë me ekip të specializuar dhe mjete të posaçme për operacionet e kërkim-shpëtimit. Disa shtete kanë treguar solidaritetin me Shqipërinë, për përballimin e dëmeve nga tërmeti. Më herët, kryeministri Edi Rama njoftoi se  kryeministri i Italisë, Conte e kryeministri i Greqisë, Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale.

“Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë. Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK-së drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja”, tha Rama.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë”, bëri të ditur Kryeministri Edi Rama. Po ashtu, Rama tha se edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME