Yury Baran, ishte punonjës i teknologjisë së informacionit. Së fundmi ai ishte fejuar dhe më pak se një muaj kishte mbetur nga ditëlindja e tij e 27-të.
Mëngjesin e sotëm, ai dhe tre kolegë të punës vendosën të pinin një kafe para se të fillonin punën në zyrë. Rreth orës 08:30 me orën lokale, ambienti ku ata po qëndronin, u bombardua nga një raketë.
Prindërit e tij, Anatoli dhe Maria, u përpoqën të komunikonin me të pasi dëgjuan për sulmet në Lviv, por fatkeqësisht kjo gjë nuk ishte e mundur sepse djali i tyre kishte ndërruar jetë si pasojë e sulmit.
Më pas, ata nxituan në vendin e sulmit, ku dhe mësuan se i biri i tyre kishte vdekur.
“Njerëzit nuk mund të bëjnë gjëra të tilla. Ata nuk janë njerëz, ata janë pushtues barbarë”, tha i ati i 26-vjeçarit të ndjerë duke iu referuar rusëve./tvklan.al
