Nga shpërthimi i tubacioneve të gazit të ndodhur këtë të hënë në një bllok apartamentesh në Rusi është rritur në 39 numri i personave që kanë humbur jetën.
Lajmi është bëri i ditur nga raportet e policisë pas kërkimit të trupave në zonën pjesërisht të rrënuar. Zyrtari Rus Alexandre Tchouprian tha se 38 nga 39 trupa janë identifikuar tashmë dhe nuk ka më pritshmëri që në malet e qytetit Magnitogorsk të gjenden të tjerë.
“Shërbimet e emergjencës nuk kanë më c’të bëjnë këtu. Puna ka mbaruar”, tha Tchouprian për agjencinë e lajmeve Interfax.
Në grupet e kërkim-shpëtimit kanë marrë pjesë rreth 900 të cilët kanë punuar në temperatura të ulëta deri në -27 gradë Celsius për të kërkuar në mes të betonit dhe metalit trupat e vdekur.
Gjashtë vetë duke përfshirë dy fëmijë u shpëtuan në zonën e shpërthimit, por që nga dita e Martë, në zonë nuk janë gjetur më të mbijetuar, përveç një fëmije 10 muajsh gjetja e të cilit për forcat e rendit është cilësuar “një mrekulli e Vitit te Ri”.
Shpërthimi shkatërroi ndërtesën 10-katëshe në një qytet industrial rreth 1,700 kilometra në lindje të Moskës, në orët e para të së hënës.
Blloku i epokës sovjetike ishte shtëpia e rreth 1,100 njerëzve, dhe shpërthimi shkatërroi 35 apartamente, duke lënë dhjetëra të pastrehë.