Categories Lajme

Rusia bombardon sërish Odesën: Shkatërruam një qendër mercenarësh të huaj

Dëshmitarët tregojnë se 5 shpërthime të fuqishme janë regjistruar në Odesa, të cilat mendohet se janë shkaktuar nga raketat e lëshuara nga ushtria ruse në Detin e Zi.

Kremlini zyrtar e ka pranuar këtë sulm të fundit, duke thënë se objektiv i bombardimeve në Odesa ishte një qendër për trajnimin e mercenarëve të huaj në Ukrainë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Më herët, mediat e huaja raportuan se Rusia tashmë i ka tërhequr trupat nga veriu i Ukrainës, me synimin për t’i riorganizuar dhe dërguar ato në pjesën jugore.

Si paraqitet situata në lindje

-Inteligjenca britanike tha se trupat ruse janë “tërhequr plotësisht” nga veriu i Ukrainës në Bjellorusi dhe Rusi, dhe shumë prej tyre mund të dislokohen në Ukrainën lindore për të luftuar në rajonin e Donbasit.

-Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se ka nisur tashmë “beteja për  Donbasin ” dhe  kjo betejë mund të jetë e ngjashme me betejat e Luftës së  Dytë Botërore.

Por sipas tij, nuk ka arritur shkallën maksimale, duke paralajmëruar se ofensiva do të përfshijë “mijëra tanke, automjete të blinduara, aeroplanë, artileri”.-Duke i bërë jehonë këtyre fjalëve, Gjeneral Mark Milley tha po zhvillohen luftime në Ukrainën juglindore pasi Rusia ka ripërqendruar trupat e saj pikërisht në ato zona.

Ata kanë arritur të mposhtin sulmin rus drejt Kievit, por ka ende një betejë të rëndësishme poshtë në juglindje, poshtë rreth rajonit Donbas-Donetsk ku rusët synojnë të marrin forca masive dhe të vazhdojnë sulmin e tyre,” tha Milley. .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME