Categories Lajme

Rusia ftesë Shqipërisë: Anëtarësohuni në forumin e Euro-Azisë, do të gjeni më shumë mirëkuptim se në BE

Ftesa për t’iu bashkuar forumit ekonomit të Euro-Azisë i është dërguar edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ftesa është dërguar nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov. Chizhov shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt brenda EEU sesa në Bashkimin Europian.

“Jam i sigurtë që vendet të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE dhe së fundmi janë refuzuar nga Brukseli mund të gjejnë më shumë mirëkuptim tek Bashkimi Ekonomik Euroazian”, theksoi diplomati rus, raporton balkaneu.com.

Ftesa e Rusisë për vendet e Ballkanit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik vjen vetëm disa ditë pas përgjigjes negative për mosmarrjen e një date për nisjen bisedimeve për negociatat. Bjellorusia është vendi i vetëm evropian që po merr pjesë në EEU.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME