Categories Showbiz

Sa e rëndësishme është paraja në ditët e sotme?

“Unë jam i pasur, përderisa kam një nënë akoma me shëndet të mirë, dy fëmijë me shëndet të plotë…”Sa e rëndësishme është paraja në ditët e sotme? A na bën të lumtur? A është paraja matësi i suksesit? Për të folur për këtë temë shumë të rëndësishme për secilin prej nesh, në programin “Rudina” në Tv Klan, kanë qenë të ftuar Lajla Pernaska, politikane; Jerina Lalaj, konsulente imazhi;  Arvin Kita, shef kuzhine dhe Odeta Banushaj, Blogere.

Është shumë e rëndësishme, jo thjesht fitimi i parasë ose akumulimi i parasë, por më e rëndësishme realizimi i vlerës, se çfarë realizon ti nëpërmjet parasë dhe pastaj gjenerimit të mëtejshëm. Sot jetojmë në një shoqëri të dominuar nga konsumizmi dhe materializmi. Që do të thotë se ne jemi shumë të prirur për të konsumuar, madje për të blerë sende, objekte, çdo gjë vetëm se është trendi i momentit ose është diçka e re edhe pse nuk na duhen dhe madje pas një farë kohe edhe mund të pendohemi që e bëmë atë lloj blerje”, shprehet politikania Lajla Pernaska.

Por sipas Jerina Lalaj “çokollatat të bëjnë shumë të lumtur, por këpucët nuk kanë kalori”. “Neve të gjitha gjërat që blejmë në një moment të caktuar është ai impulsi, që sigurisht unë duke qenë se merrem me marketing e di që ne instistojmë shumë në faktin e blerjes dhe konsumizmit. Por e dimë që janë pikat e dobëta të njerëzve që i përthithin. Çdo gjë ka suksesin e vet, por paraja sot ka një imazh më të madh të vlerësimit”, thotë Lalaj.

Për shefin e kuzhinës Arvin Keta vlera e tij e pasurisë nuk lidhet me paranë.

Unë jam i pasur, përderisa kam një nënë akoma me shëndet të mirë, dy fëmijë me shëndet të plotë dhe shkollimin përkatës dhe vazhdojnë të jenë shumë mirë në shkollat e tyre, një familje të shëndetshme dhe asetet që më nxjerrin përditësinë dhe arritjen e këtyre objektivave i kam mjaftueshëm. Por arrihen gjithmonë me punë, me një punë super strapacuese”./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME