Categories Lajme

Sa para u mblodhën nga donacionet për tërmetin: Rama publikon për herë të parë shumën

Komiteti i Rindërtimit për të prekurit nga tërmeti u mblodh sot për herë të 3-të. Në këtë mbledhje kryeministri Rama bëri publike donacionet e mbledhura në emër të shtetit shqiptar deri tani për rindërtimin e shtëpive të rrënuara.

Asnjë nuk mund të lejojmë që të kalojë vitin e ri 2021 në çadër. Ky është objektivi i parë. Në fillim të pranverës, maksimalisht Mars të fillojmë të bëjmë spostimin e familjeve që jetojnë në fshat në çadra, në shtëpi të reja. Viti i ri shkollor, nxënësit të cilët kanë humbur shkollën e tyre për shkak të tërmetit, mësimi duhet të nisë në shkolla të reja, më të mira seç ato që kishin. Lagjet e reja, brenda 6 mujorit të parë,  të kemi një kantier të ri, kjo do të kërkojë më shumë kohë. Deri në fund të vitit 2021 të ketë filluar akomodimi i familjeve në shtëpitë e reja. Në lidhje me donacionet, u përmend vetëm pjesa e donacioneve të vogla, që të jemi të qartë me situatën sasia e mbledhur e donacioneve që janë në drejtim të shtetit:

  1. 65.57 milion lekë të mbledhura nga 6185 donatorë të vegjël,
  2. 414.2 milion lekë të reja
  3. 64 milion euro
  4. 1.01 milion dollarë
  5. Kemi edhe 21 milion angazhime të marra nga donatorët ndërkombëtarë.  Kjo shifër e donatorëve ndërkombëtarë do të lëvizë dhe besoj do të lëvizë në mënyrë të konsiderueshme si rezultat i ndërveprimeve që ne kemi ndërmarrë dhe patjetër me kurorëzimin e konferencës së donatorëve të thirrur nga presidentja e Komisionit evropian për të gjitha vendet e BE dhe disa aktivitete të tjera në vendet e lindjes së mesme, ku jemi shumë aktivë. Mbetet për tu parë vendimi përfundimtar i organizatorëve të konferencës së donatorëve dhe në kuadër të BE nëse do të përfshihen donatorët jashtë BE apo jo, mbetet për tu parë. Shtuar këtu donacionet e mbledhura nga organizatat, të cilat besoj që kemi dakordësi, do të publikohen në të njëjtën faqe, natyrisht të ndara në mënyrë që edhe ato të kenë një raport transparence dhe koherence me donatorët e tyre, ndërkohë edhe publiku të ketë, kemi një bazë jo të vogël për të ecur me shpejtësi në fazën e ndërtimit”, tha Kryeministri./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME